Arrestohet pasi tentoi ta dhunojë të miturën

Një i mitur është arrestuar të enjten në Shtërpcë, pasi kishte tentuar ta dhunojë një femër po ashtu të mitur, njofton Insajderi.

VIDEO:

“Shtërpcë, 10.06.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që kishte tentuar të dhunoj viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com