Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Xhakës – pritet vetëm ajo me Arsenalin

Granit Xhaka dhe Roma kanë arritur një marrëveshje në parim për të realizuar transferimin.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën e dëshiron largimin nga Arsenali qysh në këtë verë.

VIDEO:

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Xhaka tashmë ka arritur marrëveshje në parim me Giallorossët.

Roma do të bëjë ofertë tani në drejtim të Arsenalit dhe të mbyll transferimin t lojtarit.

Xhaka e di tani se çfarë do dhe e di se sa shumë e kërkon Jose Mourinho që ta merr në Olimpico.

Arsenali thuhet se kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e mesfushorit, derisa Roma nuk ofron më shumë se 20. /Telegrafi/

The post Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Xhakës – pritet vetëm ajo me Arsenalin appeared first on Telegrafi.