Arrijnë në Kosovë 10 mijë doza të vaksinës anti-COVID, donacion nga Kroacia

Vaksina

10 mijë doza të vaksinës antiCOVID të cilat janë donacion nga shteti i Kroacisë tashmë kanë arritur në Kosovë.

VIDEO:

Kontingjenti i vaksiës antiCOIVD ka arritur të mërkurën në mbrëmje, ndërsa kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ndryshe, më 6 maj në takimin me kryeparlamentin Glauk Konjufca, kryediplomati kroat Gordan Grlic-Radman pati konfirmuar se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid për Kosovën.

Pas kësaj marrëveshja për donacionin e 10 mijë vaksinave u nënshkrua më 24 maj në mes ministrit të Shëndetësisë në Kosovë , Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.

Ndryshe deri dje në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 86 mijë e 489 qytetarë gjithsej.

Tani për tani në vend janë 832 raste aktive, ndërsa brenda 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person ndërsa janë shëruar 111 pacientë.