Arrijnë në Kosovë vaksinat e para “Pfizer” donacion i Bashkimit Evropian

Kanë arritur në Kosovë 4.680 doza  vaksinash anti-COVID, njofton Insajderi.

Këto vaksina janë të llojit Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian. 95 mijë janë premtojnë që do të arrijnë deri në fund të muajit gusht.

VIDEO:

Për ardhjen e dozave të para të këtij donacionit nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar Ambasada e Austrisë në Kosovë.

“Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në kumtesë.

“Me 4.680 dozat që kanë arrit sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara”, vazhdoi njoftimi.

Kosova më parë ka siguruar edhe 24 mijë vaksina si pjesë e projekt COVAX.

Ato ishin të parat dhe të fundit që Prishtina ka arritur t’i sigurojë.

Ndërsa është raportuar se Shqipëria dhe Turqia kanë ofruar vaksina kineze, por janë refuzuar nga institucionet e Kosovës. /Insajderi.com