Arteta konfirmon bisedimet për kthimin e mundshëm të Wengerit te Arsenali

Mikel Arteta ka zhvilluar bisedime me Arsene Wenger për një rikthim të mundshëm të ish-trajnerit te skuadra angleze.

Trajneri i tanishëm i Topçinjve asnjëherë nuk e ka fshehur dëshiron që francezi të jetë i përfshirë te ish-klubi i tij dhe së fundmi ka vendosur një fotografi të madhe të tij në hyrje të fushës stërvitore.

Arteta ka bërë të ditur se ka mbajtur takime me ish-trajnerin e Arsenalit për rikthimin e tij pas largimit në vitin 2019.

VIDEO:

(Foto: ClutchPoints)

“Kemi qenë në kontakt. E kam takuar dhe i kam thënë se kur mund ta shohim filmin (“Arsene Wenger: Invincible”) dhe ishte kënaqësi e madhe që të bisedoja me të dhe shpresojmë që mund ta sjellim më afër”.

“Mendoj se do t’ia kalonte mirë vetëm duke e parë ambientin që mund ta ndërtojë rreth vetes kur është prezent për shkak të respektit, admirimit dhe dashurisë që e kanë të gjithë te klubi për atë që ka bërë dhe për atë që përfaqëson si person në këtë klub”, ka thënë Arteta.

Arteta është pyetur lidhur me kthimin dhe pozitën që do ta kishte Wenger qoftë në rolin e ambasadorit të klubit apo diçka tjetër, por ai ka thënë: “Nuk mund t’jua them tash. Por, ajo që mund të them është se do të doja që ta kisha afër personalisht, sepse mendoj që do të ofronte ndihmë të madhe për klubin”. /Telegrafi/

The post Arteta konfirmon bisedimet për kthimin e mundshëm të Wengerit te Arsenali appeared first on Telegrafi.