Asnjë i vdekur dhe 13 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Asnjë person i prekur me Coronavirus nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, në njoftimin e të cilës thuhet se 13 raste kanë rezultuar pozitive me këtë virus gjatë kësaj kohe.

VIDEO:

Ndërkohë në po të njëjtën periudhë kohore janë shëruar 34 qytetarë të infektuar me COVID-19 deri më sot.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 132.397 qytetarë. Prej tyre dy mijë e 452 kanë humbur jetën, ndërsa 129.736 janë shëruar. Janë 209 raste aktive. /Insajderi.com