Aston Villa 2-2 Man Utd, notat e lojtarëve

Manchester Unitedi ishte duke fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Aston Villa, por vendasit shënuan dy gola në fund të ndeshjes për të barazuar 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ralf Rangnick ishte afër të rikthehet te fitorja, por në fund lëshuan terren dhe u desh te kënaqen me një pikë ndaj ekipit të Steven Gerrard.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jacob Ramsey (77’) dhe Philippe Coutinho (82’) për vendasit, ndërsa për mysafirët u shënuan nga Bruno Fernandes (6’, 67’).

VIDEO:

Man Utd ishte afër fitores, por Aston Villa merr një pikë pas një rikthimi sensacional Man Utd ishte afër fitores, por Aston Villa merr një pikë pas një rikthimi sensacional

Lojtarët më të vlerësuar në këtë ndeshje ishin Fernandes dhe Ramsey, të cilët u vlerësuan me notë me 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin vendas, Morgan Sanson që u notua me 6.1.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/

The post Aston Villa 2-2 Man Utd, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.