Ata që hyjnë në Kosovë, duhet të kenë këto dëshmi për Covid-19

<!–

–>

Në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masat anti-covid.

Sot në mbledhjen e mbajtur Qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja anti-COVID. Mes tjerash, thuhet se çdo person i cili hynë në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë si më poshtë.

[Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të
vaksinës kundër COVID-19;

2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

VIDEO:

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak

se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave

serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

3. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të

përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë

një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona

duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare

tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose

pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta

lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të

respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID19;

4.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar

me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të

nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5)

orësh;

4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6 Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare.