Atletico Madrid 1-2 Athletic Bilbao, notat e lojtarëve: Alvarez e Garcia më të mirët në fushë

Athletic Bilbao ka fituar gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid 2-1.

Përkundër që madrilenët ishin në epërsi 1-0, Bilbao riktheu gjithçka falë golave nga Alvarez dhe Williams.

Ka qenë një ndeshje spektakolare, ku baskët triumfuan me meritë dhe në finale do të takohen me Real Madridin.

VIDEO:

Pikërisht mbrojtësi Yeray Alvarez që shënoi golin e parë është shpallur lojtari i ndeshjes me notën 7,8.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Dani Garcia si dhe kapiteni Iker Muniain.

Nota më e ulët në ndeshje shkoi për mbrojtësin e Bilbaos Mikel Baleziaga, derisa me notë të ulët u vlerësua edhe portieri Unai Simon. /Telegrafi/

 

The post Atletico Madrid 1-2 Athletic Bilbao, notat e lojtarëve: Alvarez e Garcia më të mirët në fushë appeared first on Telegrafi.