Atletico Madrid – Milan: Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme

Atletico Madridi është nikoqir i Milanit për përballjen që zhvillohet në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon ën ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Për këtë sfidë, Los Cholchoneros do të jenë pa lojtarët si, Joao Felix e Kieran Trippier, që janë të lënduar, derisa Felipe është i suspenduar.

Foto: WhoScored/Prsc

Në anën tjetër, Rossonerët do të kenë më shumë mungesa si, Ante Rebic, Mike Maignan, Tiemoue Bakayoko, Davide Calabria, Samu Castillejo dhe Fikayo Tomori, që janë po ashtu të lënduar.

VIDEO:

Analizë

Atletico Madrid

Griezmann rikthehet në fushë, pas suspendimit që kishte, por Felipe mbetet i suspenduar.

Felipe kishte shënuar golin e fitore në fundjavë, por që do të zëvendësohet nga Jose Gimenez.

Luis Suarez që po kalon nëpër një formë jo edhe aq të mirë, mund të mos startojë në këtë përballje.

Tripperi dhe Felix janë të lënduar dhe e fusin në presion Diego Simeonen se me kë duhet të startojë.

Milani

Skuadra italiane ka pesë mungesa të mëdha për këtë përballje, e që u duhet të fitojnë patjetër këtë takim, nëse duan ta arrijnë së paku Ligën e Evropës.

Junior Messias u fut në fushë në fundjavë nga banka rezervë, duke bërë paraqitjen e parë pas gjashtë javësh.

Zlatan Ibrahimovic shënoi dy herë në humbjen ndaj Fiorentinës në fundjavën e kaluar, por mbetet të shihet nëse do të startojë apo Olivier Giroud do të jetë në vend të tij.

Statistika

Atletico  ka fituar tri takimet e fundit ndaj Milanit në të gjitha garat.

Milani ka dështuar të fitojë në shtatë takimet e tyre të fundit të Ligën e Kampionëve.

Parashikim

Atletico Madridi parashikohet ta fitojë këtë ballafaqim me një gol epërsi

Formacionet e mundshme

Atletico Madrid: Oblak, Hermoso, Gimenez, Savic, Vrsaljko, Kodogbia, Koke, Carrasco, Lemar, Correa, Griezmann.

Milan: Tatarusanu, Kalulu, Romagnoli, Kjaer, Hernandez, Tonali, Bennacer, Leoa, Krunic, Saelemaekers, Giroud. /Telegrafi/

Foto: WhoScored/Prsc

The post Atletico Madrid – Milan: Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme appeared first on Telegrafi.