Atletico Madridi është i gatshëm të shesë Joao Felixin te Man City

Klubi spanjoll, Atletico Madrid është i gatshëm të pranojë një ofertë nga Manchester City për yllin portugez, Joao Felix.

Portugezi është një lojtar që i intereson klubit anglez, veçanërisht pas humbjes së Ferran Torres këtë muaj pasi u transferua te Barcelona.

Sipas mediumit O Jogo, City po përgatit një ofertë prej 70 milionë euro për yllin portugezi.

Jorge Mendes i kërkon Atletico Madridit ta shesë Joao Felixin në janar Jorge Mendes i kërkon Atletico Madridit ta shesë Joao Felixin në janar

VIDEO:

Ky medium shton se klubi nga Wanda Metropolitano është i gatshëm të bëjë biznes.

Atletico do të ishte gati të shesë Felixin dhe më pas të investojë paratë e mbledhura për të nënshkruar me Darwin Nunez nga Benfica këtë verë.

Përditësohen vlerat, këta janë dhjetë lojtarët më të vlefshëm në La Liga Përditësohen vlerat, këta janë dhjetë lojtarët më të vlefshëm në La Liga

Sulmuesi uruguaian, dikur i Almerias, aktualisht është golashënuesi më i mirë në Portugali, me 13 gola të shënuar në 14 ndeshje.

Në anën tjetër, Felix u ble për mbi 100 milionë euro për të zëvendësuar Antoine Griezmann, por ka dështuar t’i tregojë vlerat. /Telegrafi/

The post Atletico Madridi është i gatshëm të shesë Joao Felixin te Man City appeared first on Telegrafi.