Autobusi i aksidentuar në Krushevc, MPJD: Zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në spital

Pas aksidentit të së martës mbrëma, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova ishte aksidentuar afër Krushevcit në Serbi, ka dalë me një kominatë edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Në njoftimin e e MPJD thuhet se qytetarët e aksidentuar në mbrëmjen e së martës në Krushevc të Serbisë, të cilët po udhëtonin tranzit me autobusë drejt Sllovenisë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre pas marrjes së trajtimit mjekësor me përjashtim të një udhëtareje, e cila me vetëdëshirë është në pritje të transportit privat.

“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit dhe zyrtarët nga Zyra jonë Ndërlidhëse kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

VIDEO:

Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni

Më tej thuhet se “në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore”.

“Nga komunikimi me Qendrën Spitalore ku ishte ofruar ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve”.

“MPJD-ja falënderon autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësorë të të lënduarve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Autobusi i aksidentuar në Krushevc, MPJD: Zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në spital appeared first on Telegrafi.