Avdiu: Djalit të Thaçit ia komentonin edhe orën dhe pushimet në Rio de Janeiro

Zana Avdiu

Analistja Zana Avdiu ka thënë në emisionin Pressing se komentet për paraqitjen e Albin Kurtit në festivalin e filmit në Kanë të Francës vijnë pasi edhe vet VV i komente veprimet e të tjerëve.

Albin Kurti ka publikuar disa imazhe ku shihet ai, së bashku me familjen e tij në festivalin prestigjioz të filmit në Cannes. Kurti kishte udhëtuar nga Athina drejt Francës, pas qëndrimit disa ditor në shtetin helen si pjesëmarrës në simpoziumin Symi.

VIDEO:

Kurti kishte njoftuar se ishte prezent në shfaqjen e filmit “Pa Vend” të Samir Karahodës, i cili garon në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër. Vëmendje kishte marrë edhe fustani i vajzës së saj që ishte dhuratë.

Mirëpo Avdiu thotë se kritikët kishin të drejtë kur përmendnin fustanin e vazjës së Kurtit.

“Djalit të Thaçit ia komentonin edhe orën dhe pushimet në Rio de Janeiro”, ka thënë ajo.

Ndërkohë ajo po ashtu ka thënë se paraqitja e Kurtit ishte e mirë por edhe të tjerët para tij kishin paraqitje të mira, e njëri ndër ta edhe ish-presidenti Hashim Thaci.

“Në dialog na kanë përfaqësuar dinjitetshëm edhe Rugova dhe Thaçi”, tha ajo.

Avdiu po ashtu tha se Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet.