Avdyli i del në mbrojtje Gërvallës: Po ia bëni gjyqin një gruaje që la Gjermaninë për Kosovën

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, i ka dalë në mbrojtje ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga kjo parti, Donika Gërvalla, pasi kjo e fundit u kritikua në publik për një deklaratë të bërë para disa vitesh, ku thoshte se do të dërgojë materiale në Hagë, posa të formohet Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Sipas tij, po sulmohet një grua “e cila çdo gjë la nga jeta saj në Gjermani për t’i shërbyer Kosovës”.

VIDEO:

Ai tutje është shprehur se deklarata e Gërvallës është shkëputur dhe nxjerëë nga konteksti, e po ashtu e thënë në rrethana të tjera.

“Ky gjyq publik më kujton regjimet e vjetra diktatoriale ku pasi identifikohej armiku popullit, dënohej pa gjyq që të diciplinoheshin masat popullore. Meqë këtyre eksponentëve nuk po ia mban të gjejnë armik te bashkësia ndërkombëtare e liderët e atëhershëm politik që bënin luftë me partitë e tyre për miratimin e gjykatës speciale, po tentohet të gjendet objektivi me i lehtë një politikane të re femër, e cila çdo gjë la nga jeta saj në Gjermani për ti shërbyer Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Avdyli në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com

Eksponentë të politikës e parapolitikës ,e shërbëtorë të pushteteve të kaluara ,dje gjatë tërë ditës i bënë gjyqin…

Posted by Haxhi Avdyli on Tuesday, May 4, 2021