Avokati i Veselit Kritika të ashpra prokurorisë rreth dorëzimit të materialeve: Prokuroria nuk po punon zëllshëm

<!–

–>

VIDEO:

Një nga avokatët mbrojtës të Kadri veselit, Nick Kaufman, ka kritikuar ashpër punën e Zyrës së Prokurorit special pranë Dhomave të Specializuara – rreth dorëzimit të materialeve dhe mundësisë që sërish të shtyhet afati për dorëzimin e tyre.

Në seancen statusore të radhës që po mbahet tani, Kaufman ka thënë se prokuroria nuk po punon aspak zellshëm.

“Nuk është një menyrë e zëllshme e punës së prokurorisë. Nëse nuk është gjykatesi për t’iu kërkuar dorezimin, ata vet nuk bëjnë asgjë”, ka thënë Kaufman. Prokuroria në fjalën e saj ka permendur sot mundësinë edhe për një afat shtesë për dorëzimin e materialeve.