AZTECH hap dyqanin me konceptin më të ri në qytetin e bukur të Podujevës

AZTECH po vazhdon të zgjerojë rrjetin e pikave të shitjes, duke u cilësuar si njëra ndër kompanitë me rrjetin më të madh të dyqaneve në Kosovë.

Nga data 25 Nëntor AZTECH është pjesë edhe e qendrës tregtare Park Plazza në Podujevë. Me dyqanin e ri AZTECH sjell ambient të një standardi të lartë me prezencën e brendeve më të njohura si dhe staf profesional i gatshëm në çdo kohë të shërbej konsumatorin.

VIDEO:

AZTECH në Park Plazza është ideuar në atë formë që të ofrojë një mjedis që do ti mundësoj konsumatorit përvojë unike të blerjes, me mundësinë e përzgjedhjes së një shumëllojshmërie produktesh nga kategori të ndryshme dhe nga brendet që flasin gjuhën e fundit të teknologjisë.

I kuruar për të siguruar një eksperiencë evropiane të blerjes, referuar mundësive të shumta dhe ofertave befasuese dedikuar hapjes, të cilat vlejnë për datat 25 Nëntor deri me 27 Nëntor me mundësi blerje edhe me këste me 0% interes. Gjatë 3 ditëve ofertë do të ketë çmime promocionale në kategori si: Televizor, Teknologji Informative, Teknikë e bardhë, Elektroshtëpiake të vogla dhe produkte të kujdesit personal.

Për të qenë më afër konsumatorëve ç’do ditë e më shumë AZTECH ka kuptuar nevojën e artikujve dhe shërbimeve me çmime të volitshme, prandaj në këtë hapje do të sjellë padyshim ofertat më të mira në treg.

AZTECH ka për qëllim zhvillimin e biznesit edhe në qytetet e tjera të Kosovës, duke prezantuar dyqanet e specializuara përmes ofertës më të mirë në treg, staf profesional dhe korrektësi maksimale ndaj konsumatorit.

The post AZTECH hap dyqanin me konceptin më të ri në qytetin e bukur të Podujevës appeared first on Telegrafi.