Babai nga Vushtrria raporton në polici: Dy persona tentuan të ma vjedhin djalin para shtëpisë

Policia e Kosovës njofton për një rrëmbim në tentativë që ka ndodhur të dielën, rreth orës 23:07, në rrugën “Blerim Zuqaku” në Vushtrri, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, një person ka raportuar se dy të tjerë të maskuar kanë tentuar të ia rrëmbejnë djalin para objektit ku banon.

VIDEO:

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke vijuar hetimet./Insajderi.com