Bahtiri përkujton Mikullovcin në 1-vjetorin e vdekjes: Ishte edhe pjesë e ndryshimit në çdo kohë.

Kryetari i Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka përkujtuar ish aktorin dhe ish deputetin, Adem Mikullovci, në 1-vjetorin e vdekjes, duke thënë se ishte treguesi më i pandikuar i realitetit, por ishte edhe pjesë e ndryshimit në çdo kohë.

VIDEO:

Postimi i Agim Bahtirit:

Sot në 1-vjetorin e vdekjes, e kujtojmë me shumë respekt aktorin mitrovicas, ikonën e teatrit dhe filmit, Adem Mikullovci. Ai ishte buzëqeshja jonë që në fëmijëri, ishte treguesi më i pandikuar i realitetit, por ishte edhe pjesë e ndryshimit në çdo kohë. Këtë e dëshmoi duke na dhënë një vlerë edhe më të madhe neve si Lëvizje Vetëvendosje!, si pjesë e jona.

Homazh të përjetshëm për Adem Mikullovcin!