Bahtiri thotë se Albin Kurti e ka ftuar të bëhet pjesë e Qeverisë

<!–

–>

VIDEO:

Agim Bahtiri thotë se Albin Kurti e ka ftuar të bëhet pjesë e Qeverisë.

Agim Bahtiri në një takim që e ka pasur në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë ka thënë se është ftuar të marr pjesë në Qeverinë Kurti.

Por, sipas Bahtiri, ai ka refuzuar pasi dëshiron të qëndroj në qytetin e Mitrovicës.

“Më kanë ftuar të jem pjesë e Qeverisë, por do të qëndroj në Mitrovicë”, ka thënë ai, raporton mediumi lokal “Jepi zë”.

Ndryshe Bahtiri tashmë ka shpallur kandidaturën për kryetar të Mitrovicës, për mandatin e tretë me radhë.