Bajqinovci tregon kur mund të mbahet seanca për postin e Presidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është deklaruar rreth mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri, njofton Insajderi.

Siç ka bërë të ditur ai në emisionin debatues ‘Click’ në RTV 21, kjo seancë pritet të mbahet shumë shpejt.

VIDEO:

Bajqinovci u shpreh se fillimisht duhet të kompletohet Kuvendi, më pas shumë shpejt do të caktohet seanca për postin e Presidentit, duke e lënë të hapur mundësinë që kjo seancë të mbahet në javën e ardhshme, të martë ose të enjten.

Ndërkaq, nesër pritet seanca për deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe shqyrtimin e Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare. /Insajderi.com