Bajrami-Vetëvendosjes: Krejt shkarkoni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar në seancë e Kuvendit të Kosovës pasi Lëvzija Vetëvendosje propozoi shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, njofton Insajderi.

Duke iu drejtuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ajo është shprehur “mjaft na shitët moral”.

VIDEO:

“Asnjë nuk e mbrojta krejt merrni shkarkoni, po jo duke mbajt moral. E patëm ministrin prezent këtu, edhe nuk qe në gjendje me ju përgjigj asnjë deputeti. Krejt shkarkoni, po në emër të luftës kundër korrupsionit, jeni tu bo shumë korrupsion, edhe zanin po e ngriti, e ti s’ke nevojë me më thanë që pe ngriti zanin”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Në seancë Bajrami ka përmendur edhe “tiketën ngjitëse”, për të cilës sipas saj, deputetët e VV-së nuk e kanë thënë ende asnjë fjalë.

“Tiketa ngjitëse” është një taksë prej 5 eurosh që qytetarët nga 1 shtatori janë të obliguar ta paguajnë kur të regjistrojnë veturën.

“A pajtoheni ju që me i dhanë një kompanie me tre punëtor për një vit 2 milion euro, një tiketë që kushton 2 cent edhe mundet me dhanë MPB-ja, mundet me ble letrën, me ja dhanë qytetarit në momentin kur ja dorëzon librezën qytetarit. Mos përdorni standarde të dyfishta ma të mdhaja janë 2 milion se 16 mijë euro”, ka theksuar ajo.

“Ndërrimi i emrave nëpër institucione nuk ka me sjellë rezultate në mënyrë automatike. Ministria mundet me u furnizu me 30 mijë euro me krejt ato tikat, dhe në momentin e regjistrimit të veturës me ja dhanë qytetarit tiketën me i thanë e ke obligim me vendos në xham të veturës. Mos na shitni moral se u bë e tepërt”./Insajderi.com