Barca gabon në fund ndaj Cadizit

Barcelona nuk ka arritur të fitojë përballë Cadizit (1-1) në Camp Nou, edhe pse deri në fund të ndeshjes e pati epërsinë.

Në minutën e 26-të pati një dyshim për penallti në favor të Blaugranëve, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, u vendos që nuk kishte njëmbëdhjetëmetërsh.

Mirëpo, disa minuta më pas, gjyqtari reagoi menjëherë për të akorduar penallti dhe Lionel Messi u tregua i saktë nga pika e bardhë (32’).

VIDEO:

(Foto: Twitter/Goal)

Në fund të pjesës së parë, katalunasit shënuan dy herë nga pozita jashtë lojë, ashtu që golat u anuluan.

Në fraksionin e dytë të lojës, vendasit nuk arritën të shënonin gola të tjerë, ashtu që u ndëshkuan. Alex Fernandez shënoi golin e barazimit (89’) nga penalltia, për të marrë një pikë të artë për skuadrën e tij.

Barcelona ndodhet në vend të tretë me tetë pikë prapa liderit Atletico Madrid, derisa Cadizi mban vendin e 14-të në tabelë me 25 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/

The post Barca gabon në fund ndaj Cadizit appeared first on Telegrafi.