Barcelona dhe Atletico Madridi mësojnë çmimin e Lautaro Martinezit

Barcelona dhe Atletico Madridi janë të interesuar në nënshkrimin e Lautaro Martinezs, ndërsa Interi thuhet se tashmë ka caktuar çmimin e kërkuar për sulmuesin argjentinas.

Pasi kanë nënshkruar Sergio Aguero në një transferim falas, Blaugrana janë të gatshëm të forcojnë më tej sulmin e tyre me një tjetër sulmues të klasit botëror.

Sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro thuhet se është i preferuari, pasi ka qenë për një kohë të gjatë në radarin e tyre.

Martinez: Isha afër Barcelonës, bisedova me Messin Martinez: Isha afër Barcelonës, bisedova me Messin

VIDEO:

Sidoqoftë, sipas Sky Sports Italia, Interi do të ishte i gatshëm të lejonte largimin e Lautaros vetëm në rast se pretendentët e mundshëm ofrojnë 90 milionë euro për transferimin.

Atletico gjithashtu i ka vënë sytë argjentinasit, por duhet theksuar se Interi tashmë ka refuzuar një ofertë nga klubi nga Wanda Metropolitano.

Simeone pritet të rinovojë deri në vitin 2024 me Atleticon, kërkon si ‘dhuratë’ Lautaron Simeone pritet të rinovojë deri në vitin 2024 me Atleticon, kërkon si ‘dhuratë’ Lautaron

Sipas mediumit Corriere dello Sport, oferta e Atleticos ishte rreth 40-50 milionë euro për sulmuesin 23-vjeçar dhe u cilësua si larg nga çmimi i kërkuar.

Sezonin e kaluar, Lautaro shënoi 19 gola dhe regjistroi 11 asistime në 48 ndeshje në të gjitha garat për të udhëhequr Nerazzurrët në titullin e tyre të parë në Serie A që nga viti 2010. /Telegrafi/

The post Barcelona dhe Atletico Madridi mësojnë çmimin e Lautaro Martinezit appeared first on Telegrafi.