Barcelona nuk heq dorë nga Morata, ofron yllin e skuadrës si shkëmbim për spanjollin

Alvaro Morata vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Sulmuesi spanjoll pëlqehet shumë nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të nënshkruajnë me të.

Vet sulmuesi spanjoll ka biseduar me Xavin dhe i ka bërë të qartë se do të ishte i lumtur të transferohej në Camp Nou.

VIDEO:

E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se drejtuesit e klubit janë duke bërë të pamundurën për t’i marrë shërbimet e Moratas.

Gjithnjë sipas gazetës katalunase Barça është gati ta sakrifikojë holandezin Memphis Depay në mënyrë që të transferojë reprezentuesin spanjoll.

Juventusi e ka pëlqyer që një kohë të gjatë Depayn dhe një shkëmbim mes palëve duket mëse i mundur gjatë afatit kalimtar të janarit.

Me ardhjen e Xavit në krye të skuadrës Depay nuk ka luajtur shumë dhe më nuk shihet si një futbollist titullar. /Telegrafi/

 

The post Barcelona nuk heq dorë nga Morata, ofron yllin e skuadrës si shkëmbim për spanjollin appeared first on Telegrafi.