Basha: SHBA-ja, ultimatum për përjashtimin e Berishës, jo vetëm nga grupi parlamentar

“Partisë Demokratike iu kërkua në mënyrë ultimative distancimi nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, pas shpalljes persona non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kështu është shprehur, kreu i PD-së, Lulzim Basha, në daljen e tij televizive në emisionin Open.

Ai ka theksuar, se SHBA-të, nuk kanë kërkuar vetëm përjashtimin nga grupi parlamentar të Berishës, por edhe largimin e tij nga Kuvendi dhe PD-ja.

Sipas Bashës, nëse ai nuk do ta përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar, PD-ja do të izolohej nga çdo kontakt me amerikanët.

“Investim për një zgjedhje ndryshe”, e ka cilësuar ai, vendimin për përjashtimin e Berishës, vetëm nga grupi parlamentar.

VIDEO:

Kreu i PD-së është shprehur se, Sali Berisha e ka të qartë pasojën për izolimin e një partie politike.

“Ai ma ka thënë në sy se para vetes nuk vendos Partinë Demokratike”, ishte komenti i Bashës mbi bisedën që ka pasur me ish-liderin demokrat.

Basha, ka shtuar se pavarësish çdo gjëje, “vendimi nuk është marrë nga kënaqja apo pakënaqja e amerikanëve, por ndaj demokratëve”.

“Më 9 shtator, vendimi u mor në bazë të statutit dhe përgjegjësitë e liderit të PD-së”, tha kryedemokrati.

Berisha: Jo parti të re, Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën Berisha: Jo parti të re, Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën

Në vijim të intervistës së tij, Basha ka përsëritur se, nuk do të shkelë mbi “bashkëpunimin me Berishën”.

“Ndryshe nga ai, unë i qëndroj fjalëve të mia”, tha kreu i PD-së.

Pavarësish këmbënguljeve të gazetarëve, Basha nuk ka pranuar të komentojë ose të diskutojë “mbi faktet për të cilat, SHBA-të shpallën non grata Berishën”.

Kryetari aktual e përjashtoi nga Grupi Parlamentar Berishën më 9 shtator. Pas kësaj do të niste një lëvizje brenda demokratëve, të cilën lideri historik, do ta cilësonte fillimisht si “statutore”.

Më tej, ai ndërmori një seri foltoresh, derisa arriti në dorëzimin e 4 mijë e 200 firmave, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, me qëllim rrëzimin e vendimit të Bashës për ta përjashtuar atë nga partia.

Ndërkohë, më 10 nëntor, u dorëzuan firmat e mbledhura në kuadër të nismës ‘Berisha’, ku ky i fundit lajmëroi se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet më datë 11 dhjetor.

Nga ana tjetër, Basha ka theksuar se data 18 dhjetor do të jetë data e vetme e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar.

The post Basha: SHBA-ja, ultimatum për përjashtimin e Berishës, jo vetëm nga grupi parlamentar appeared first on Telegrafi.