Bashkëshortja ia dhuron veshkën, por 27-vjeçari s’ka para për operacionin

<!–

–>

Bashkëshortja ia dhuron veshkën.

VIDEO:

Transplanti i veshkës që Qëndrim Abazi bëri para tre vjetësh ka dështuar.

Organi që iu dhurua nga nëna, nuk i kreu punë 27 vjeçarit nga Ferizaj.

Kështu, ai duhet t’i nënshtrohet sërish një operacioni të njëjtë, meqë i është përkeqësuar gjendja, njofton Klan Kosova.

Për transplantin e veshkës që tash ia dhuron bashkëshortja, familjes i duhet një shumë të cilën e ka të pamundur ta sigurojë.

Andaj, po kërkon ndihmë nga të tjerët.

[embedded content]