Bashkësia Islame e Maqedonisë në mbledhje urgjente pas tragjedisë, marrin një vendim

Bashkësia Islame

Në lidhje me tragjedinë në Bullgari, Bashkësia Fetare Islame ka realizuar mbledhje urgjente.

Në këtë mbledhje, siç njoftojnë nga BFI është kryer lutje për viktimat në tragjedi, është vendosur që ritualin e varrimit të viktimave të marrin përsipër BFI.

VIDEO:

Njoftimi i plotë i BFI-së:

MBLEDHJE E JASHTËZAKONSHME E RIJASETIT TË BFI
Me rastin e tragjedisë së aksidentit të ndodhur në Bullgari në autostradën Struma, të autobusit që udhëtonte në linjën Stamboll – Shkup, ku humbën jetën 45 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV urgjentisht mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, të konvokuar nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Fillimisht, Bashkësia Fetare Islame e RMV u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë.

Në fillim të mbledhjes u bë një lutje për shpirtin e të ndjerëve. Më pas Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i njoftoi të pranishmit për kontaktet e vazhdueshme me Bashkësinë Islame të Bullgarisë si dhe me familjarët e të aksidentuarve.

Pas shqyrtimit të situatës së krijuar, Rijaseti i BFI në RMV në këtë mbledhje vendosi që të gjitha shërbimet fetare për ceremoninë e varrimit do ti mbart Bashkësia Fetare Islame e cila do të jetë përkrah familjeve të viktimave gjatë tërë kohës.

Poashtu, Rijaseti i BFI apelon tek të gjithë nëpunësit fetarë që ditën e Xhuma, më 26.11.2021, në të gjitha xhamitë e vendit të bëhet lutje për merhumët, ndërsa Medreseja Isa Beu atë ditë, me të gjitha paralelet e saj do të lexojë hatme për shpirtrat e të ndjerëve.

Shërbimi për Informim i BFI.