Basri Lenjani jep dorëheqje nga posti drejtues i Emergjencës në SHSKUK, akuzon ndikimin politik për largim

<!–

–>

VIDEO:

Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtuesi i Klinikës Emergjente të SHSKUK-së. Njoftimi është bërë nga vet Lenjani i cili fajëson ndikimet politike dhe bordin e SHSKUK-së.

“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.

Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.

Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.

Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.

Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë tē mbarë” ka thënë Lenjani.