Batuta e Ramës me ministrat e Brendshëm: Po hiqeni këtë 5-vjeçarin

Batuta e Ramës

Kryeministri Rama i ka bërë një pyetje dy ministrave të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Xhelal Sveçla.

VIDEO:

Ai i ka pyetur se pse nuk e heqin lejen 5 vjeçare të qëndrimit për shtetasit kosovarë që jetojnë në Shqipëri dhe anasjelltas.

“Një pyetje kam se gjithmonë e kam këtë kuriozitet si funksionon racionalja e një ministri të Brendshëm, si figure. Pse e bëni këtë lejen 5 vjet? Do martohen njerëzit, bashkim familjar dhe pas 5 vjetësh do vijnë prapë te ju dhe t’ju konfirmojnë se janë bashkë? Pse nuk e hiqni këtë 5-vjeçarin. E marrin lejen për t’u martuar nga familje përkatëse, juve ju njoftojnë që jemi martuar dhe kemi vendosur të jetojmë në Kosovë ose Shqipëri. Pse duhet të vijnë te ju pas 5 vjetësh? Mund të ma shpjegoni”, tha Rama.

Fjalën e mori ministri Sveçla i cili tha se në rastin e përmendur nga kryeministri Rama nuk do ketë nevojë për leje 5-vjeçare.

Leja 5-vjeçar do ketë nevojë për studentët, për të punësuarit por kjo nënkupton se ai pas 5 vitesh do vijë të kërkojë leje. Automatikisht atij do t’i zgjatet”, tha ai.

Po hiqeni fare këtë 5-vjeçarin se është si pengesë se është si pengesëpsikologjike kur e sheh në letër. Merr leje dhe mirupafshim. Hiqeni këtë 5-vjeçar si thoni. Se mos ta heqim me votë se dilni në minorancë ju të dy”, shtoi ai.