Bayern Munich e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës

Bayner Munich e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Barcelonës si mysafir me rezultat 1-0.

Bavarezët ishin shumë të rrezikshëm në pjesën e parë, pasi kishin disa raste.

VIDEO:

Leroy Sane provoi i pari, por Andre ter Stegen ishte në vend.

Pas tij rast të mirë kishte Jamal Musiala, por sërish pa sukses.

Në minutën e 33-të, erdhi goli i epërsisë, kur Thomas Muller gjuan nga distanca, ndërsa Eric Garcia devijon topin për të përfunduar në portë.

Një pjesë e parë e bukur, por Barcelona e parrezikshme, ndërsa Bayern ishin shumë më të mirë. /Telegrafi/

The post Bayern Munich e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës appeared first on Telegrafi.