BE thirrje Kosovës që ta shqyrtojë vendimin për ndalimin e vizitës së Petkoviq në Kosovë

Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të rishqyrtojnë vendimin për ndalimin e vizitës së drejtorit të Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, transmeton Insajderi.com.

Në një konferencë për media, Stano theksoi se vizita e tij është paralajmëruar në përputhje me marrëveshjen për vizita zyrtare, raporton Tanjug.

VIDEO:

“E dimë që vizita e Petkoviq është paralajmëruar me rregull dhe në përputhje të marrëveshjes për vizita zyrtare. I bëjmë thirrje Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin dhe t’ia lejojë vizitën”, ka thënë Stano.

Tutje, ai shtoi se lejimi i vizitave zyrtare mes dy vendeve është pjesë e rëndësishme për normalizim të marrëdhënieve.