Bebe Rexha poston fotografi me stërgjyshen, e realizuar në Gostivar të Maqedonisë kur artistja ishte katërvjeçare

Bebe Rexha është një prej artisteve shqiptare më të famshme në botë dhe tregon me krenari për prejardhjen e saj sa herë që ka mundësi.

32-vjeçarja edhe së fundi me nostalgji ka ndarë një imazh nga fëmijëria ku shihet përkrah stërgjyshes së saj shqiptare.

Fotografia është realizuar në Gostivar të Maqedonisë kur këngëtarja ishte katërvjeçare.

VIDEO:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Unë me stërgjyshen në Gostivar, Maqedoni kur isha 4 vjeçe”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotos që ndau me mbi 10 milionë ndjekës në Instagram.

Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Bebe aktualisht u bë pjesë e reklamës së re të radios së njohur “SiriusXM”, përkrah prezantuesit, Kevin Hart.

Foto: SiriusXM/YouTube

Artistja me origjinë shqiptare ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të fundit “Better Mistakes”. /Telegrafi/

The post Bebe Rexha poston fotografi me stërgjyshen, e realizuar në Gostivar të Maqedonisë kur artistja ishte katërvjeçare appeared first on Telegrafi.