Bëhen bashkë Nora e Roberti

Ka kaluar një kohë e gjatë prej që Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë ndarë, shkruan Insajderi.

Por, marrëdhëniet e tyre kanë qenë gjithmonë të mira pasi në mes kanë vajzën e tyre Renee dhe kjo ka ndikuar që ata të mbesin miq shumë të mirë.

VIDEO:

Ata janë bërë bashkë sërish për një etapë të re të vajzës së tyre, Renee e cila përfundoi parashkollorin dhe për këtë ditë të veçantë, prindërit i qëndruan pranë.

Nora Istrefi ka postuar në Instagram një fotografi ku shihet Renee në krahët e Robertit.

Kujtojmë së të dy artistët nuk kanë paralajmëruar ndonjë këngë për këtë sezon./Insajderi.com