Bëhet virale festa e Mourinhos pas fitores së Romës ndaj Sassuolos

Giallorossët janë liderë në Serie A me tri fitore pas po aq ndeshjesh të zhvilluara, ndërsa statistikë të ngjashme kanë edhe Milani dhe Napoli.

Ndeshja ndaj Sassuolos ishte e njëmijta në karrierën e portugezit, ndërsa Roma fitoi me rezultat 2-1, me golin e fitores të shënuar nga Stephan El Shaarawy.

Festa e ‘Special One’ është bërë virale në rrejtët sociale, nga momenti kur trajneri vrapoi për t’i përqafuar lojtarët përballë Curva Sud.

VIDEO:

Hashtagu #Mourinho1000 ka marrë shpërndarje të shumta, ndërsa Mourinho e kishte pranuar se nuk deshi ta humbte ndeshjen e tij të 1.000 në karrierë.

"E kam gënjyer vetën gjatë gjithë javës, vërtetë ishte një ndeshje speciale" - Mourinho flet pas festës së çmendur në fitoren e Romës "E kam gënjyer vetën gjatë gjithë javës, vërtetë ishte një ndeshje speciale" – Mourinho flet pas festës së çmendur në fitoren e Romës

Roma e nderoi trajnerin pas fitores, ndërsa edhe klubet e kaluara, Chelsea, Manchester United e Tottenham Hotspur, bënë disa postime në nder të trajnerit. /Telegrafi/

The post Bëhet virale festa e Mourinhos pas fitores së Romës ndaj Sassuolos appeared first on Telegrafi.