Bekim Haxhiu pyet Arben Vitinë, a je me Pfizerin apo me Sputnikun?

Deputeti i PDK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vazhduar replikën në Kuvendin e Kosovës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia rreth çështjes së vaksinave.

VIDEO:

Haxhiu i ka kërkuar Vitisë më shumë detaje rreth furnizimit të vaksinave, se me cilën kompani po bisedon Pfizer apo Sputnik.

“Duhet të ketë më shumë detaje rreth furnizimit me vaksina sepse nuk janë 100 kompani po janë dy shumë kredibile, dy tjera diskutabile tash a je me Pfizerin a me Sputnikun a me vaksinën kineze”, ka thënë Haxhiu.