Belgjika me dy mungesa ndaj Rusisë për EURO 2020

Kombëtarja e Belgjikës do të nisë EURO 2020 me ndeshjen ndaj Rusisë, shkruan Insajderi.

Por, ata do të kenë mungesa të mëdha për këtë ndeshje, pasi dy mesfushorët me ndikim në lojën e tyre do të mungojnë për këtë ndeshje.

VIDEO:

Bëhet fjalë për Kevin De Bruyne dhe Axel Witsel, të cilët nuk kanë arritur të rikuperohen nga lëndimet e tyre.

De Bruyne u lëndua në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat, ndërsa Witsel ende nuk është shëruar nga lëndimi që pësoi herët në sezon me Dortmundin.

Ndeshja mes Belgjikës dhe Rusisë do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00./insajderi.com