Bella Hadid kalon kohën në ambiente me borë së bashku me nënë e saj

Ajo këtë vikend e shfrytëzoi së bashku me familjen e saj jashtë shtëpisë.

Kështu, modelja e njohur, Bella Hadid, pati rastin që të realizoj edhe imazhe atraktive për t’i ndarë me fansat, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja është parë së bashku me nënën e saj derisa skijonin në borë, ndërsa shihej tejet e buzëqeshur.

VIDEO:

Imazhe të tjera ajo i kishte realizuar edhe në një motoçikletë, derisa nuk la pa vënë në fokus tiparet e bukurisë.

Bella kësaj radhe zgjodhi një veshje praktike, kurse nuk kishte përdorur pare makijazh për këtë paraqitje.

Videot interesante zunë vend në profilin e saj, ku në njërën prej tyre ajo shihej duke rrëshqitur e vetme.

Kujtojmë se Hadid është ndër modelet më me emër në botën e modelingut, ndërsa suksesi saj është i padiskutueshëm. /Telegrafi/

The post Bella Hadid kalon kohën në ambiente me borë së bashku me nënë e saj appeared first on Telegrafi.