Bella Taylor fiton ‘The Voice Australia 2021’ – Rita Ora dukej e mrekullueshme në natën finale

Bella Taylor Smith është shpallur fituese e ‘he Voice Australia’ për edicionin e sivjetmë.

Mësuesja e këndimit nga ‘Team Guy Sebastian’ nuk i ka mbajtur emocionet në finalen e të dielës kur nikoqirja Sonia Kruger deklaroi se ajo do të fitonte kontratë incizuese me EMI Music dhe çmim në vlerë prej 100.000 dollarësh.

“Vërtet nuk mund ta besoj, jam shumë falënderuese”, ka thënë 23-vjeçarja në skenë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Voice Australia (@thevoiceau)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila ka qenë pjesë e jurisë së spektaklit, e ka lavdëruar Bellan duke theksuar se ‘ndjehej sikur po lundronte” gjatë performancës së pabesueshme të saj.

VIDEO:

Njëherësh, ajo është shprehur krenare për vajzat e grupit të saj duke i këshilluar që të vazhdojnë përpara.

(Foto: Instagram/ritaora)

Rita, e cila dukej e mrekullueshme, ka thënë se ky spektakël dhe mikpritja që i është bërë në Australi e kanë bërë të ndihej sikur në një shtëpi të dytë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/ritaora)

 

(Foto: Instagram/ritaora)

The post Bella Taylor fiton ‘The Voice Australia 2021’ – Rita Ora dukej e mrekullueshme në natën finale appeared first on Telegrafi.