Benzema: Çdo lojtar dëshiron të fitojë Topin e Artë, ashtu edhe unë

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka pranuar se ai është një nga shumë lojtarë të cilët kanë ëndërruar për të fituar Topin e Artë në një pikë në karrierën e tyre.

Ka qenë pothuajse e pamundur për ndonjë lojtar tjetër në Evropë që të marrë çmimin e lartpërmendur viteve të fundit, pasi Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dominuan çmimin.

Megjithatë, shumë lojtarët kanë ëndërruar dhe ëndërrojnë ta fitojnë çmimin më të madh individual evropian, ndër ta edhe Benzema.

VIDEO:

Misteri i dorës së lidhur të Benzemas: Gjithçka për Realin dhe operacioni sekret, jo për besëtytni Misteri i dorës së lidhur të Benzemas: Gjithçka për Realin dhe operacioni sekret, jo për besëtytni

“Fitimi i Topit të Artë nuk më bën të humbas gjumin, edhe pse është një ëndërr për çdo lojtar”, ka thënë fillimisht Benzema në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

“Ajo që dua është të ndihmoj ekipin. Çdo lojtar dëshiron ta fitojë atë dhe unë gjithashtu”.

Benzema vazhdoi duke theksuar se Real Madridi synon të dalë fitues i këtij sezoni në Ligën e Kampionëve siç është përpjekur të bëjë në të gjitha sezonet e kaluara.

“Për mua, Liga e Kampionëve është gara më e madhe dhe është ajo me më shumë presion”.

“Për mua nuk ka favoritë. Në fushë dikush mendon se një skuadër do të fitojë dhe pastaj një tjetër fiton”.

“Ne kemi një ekip të madh dhe do të luftojmë për ta fituar atë”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/

The post Benzema: Çdo lojtar dëshiron të fitojë Topin e Artë, ashtu edhe unë appeared first on Telegrafi.