Berisha dy orë në Prokurori, ja çfarë tha ai në lidhje me protestën e 8 janarit

Sali Berisha

Për gati dy orë në Prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dëshmuar para dy prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Eljon Mazrekut në lidhje me protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

VIDEO:

Burime për “Panorama.al” bejnë te ditur se ai ka mbaruar dëshminë në Prokurori dhe pritet të jape nje deklarate per mediat.

Berisha mbërriti në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 11:00, i shoqëruar vetëm nga një truproje, ndryshe nga herët e tjera, që e shoqërojnë disa të tillë.

Nderkohë para se ai të shkonte në Prokurori, për gazetarët ai u shpreh se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar. Berisha deklaroi se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria.

“Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm”, tha Berisha para se te futen ne Prokurori.