Berisha për Ramën: Argati i Vuçiqit sulmoi turpshëm Kosovën para Merkelit

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha, e ka quajtur “argat të Vuçiqit” kryeministrin aktual, Edi Rama, pas akuzave që ky i fundit ia bëri Kosovës në konferencën e së martës me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Rama ka akuzuar kryeministrin e Kososovës, Albin Kurtin, se është duke u bazuar në teori konspirative në refuzimin e tij karshi “Ballanit të Hapur”.

VIDEO:

“Është e pabesueshme që Kosova nuk ë shfrytëzon këtë por rri dhe bënë teori të konspiracioni. Open Ballkan është asgjë më shumë se sa mjeti i rajonit për të implementuar Procesin e Berlinit. Kush i vendos këto dyja kundrejt njëra tjetrës ose e bënë me qëllim ose nuk e kupton”, ka thënë Rama.

Këtë deklaratë të tij Berisha e ka quajtur “platformë sulmi të turpshme” ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj.

“Miq, dje Argati i shqipfolës i serbomadhit Vuçiq shndërroi samitin e Nismës se Berlinit ne Tirane ne një samit sherri dhe platforme sulmi te turpshëm ndaj Kosovës dhe Kryeministrit te saj. Ai shprehu këtë qëndrim antishqiptar ne prani te Kancelares Merkel, themeluese e Nismës se Berlinit, e cila jo vetëm nuk shprehu mbështetje për aleancën trilaterale Beograd- Tirane -Shkup me emrin Ballkani i Hapur por deklaroi preras se procesi i Berlinit nuk ka zëvendësues duke hedhur keshtu ne kosh te plehrave projektin e serbomadhisë të Aleksandër Vuçiq dhe argatëve te tij Zografi Bis dhe Zaev”.

“Ky qëndrim i saj detyroi argatin e Vuçiqit në Tiranë, Zografin Bis të përdorë konferencën e shtypit me kancelaren për ta sulmuar në emër të padronit, Kosovën dhe kryeministrin e saj, si shkakun më kryesor të dështimit të projektit të Serbomadhisë, Ballkani i Hapur”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

Sipas Berishës, ky projekt është për të vendosur hegjemoninë serbe në rajon.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” po refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina./Insajderi.com