Besart Berisha shënon dy gola me Western United në kampionatin australian

Besart Berisha nuk di të ndalet në Australi. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Kosovës, vazhdon të shënojë me skuadrën e tij, Western United, njofton Insajderi.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, ku ka shënuar jo një gol, por dy gola.

VIDEO:

Western United fitoi 4-1 në kampionat ndaj skuadrës së Macarthur FC, ndërkohë që dy prej golave u shënuan nga Berisha.

Shqiptari shënoi golin e dytë dhe të katërtin e ndeshjes. Ky është goli i tretë për 35 vjeçarin për 2021, teksa arriti të shënojë edhe javën e kaluar.

Ndonëse vitet e tij mbi supe shtohen, Berisha vazhdon të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola pa u ndalur. Kujtojmë se ndeshjet në Australi luhen në praninë e një numri të reduktuar tifozësh. /Insajderi.com