Besnik Tahiri për Podujevë: Një masterplan i veçantë do të trajtojë riparimet dhe estetikën urbane

Kandidati për kryetar

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se është duke e bërë hartimin e programit qeverisës për këtë komunë.

VIDEO:

Ai tregoi se një masterplan i veçantë do të trajtohet për riparimet urbane dhe estetikën e tyre.

‘Në kuadrin e hartimit të programit, në terren pamë objektet kolektive të banimit dhe shtëpitë private. Një master plan i veçantë do të trajtojë riparimet urbane dhe estetikën. Një pjesë e investimit, kryesisht ato të fasadimit, përfshin thithjen e fondeve për efiçiencë si dhe financimin komunale, ka shkruar Tahiri.

“Si i tillë, pritet që secila hapësirë banimi përveç aspekteve të sigurisë (orët elektrike, rrjetin e ujit, kanalizimeve, pullazet) dhe atyre funksionale të brendshme (shkallët, bodrumet dhe liftat) dhe të jashtme, parkingjet, kandet e gjelbruara dhe hapësirat rekreative”, shtoi ai.

Po ashtu, Tahiri tha se do të punojë për funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike, ku banorët do të paguajnë mirëmbajtjen dhe pagesën e shërbimeve mujore.

‘Me funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike, banorët do të paguajnë mirëmbajtjen dhe pagesën e shërbimeve mujore. Programi do të parasheh zgjidhje zonale dhe sektoriale, duke përfshirë edhe zhvillimin e orientuar dhe policentrik’, ka treguar Tahiri.