Besohet se kishte 124-vjeç, ndërron jetë gruaja nga Filipine që pretendohet të jetë personi më i vjetër në botë

Gruaja e cila besohej të ishte personi më i vjetër në botë, dhe njëherit personi i fundit i gjallë që kishte lindur në shekullin e 19-të, ka ndërruar jetë në moshën 124-vjeçe në Filipine.

Francisca Susano, e njohur si Lola, ndërroi jetë të hënën në shtëpinë e saj në Kabankalan në provincën Negros Occidental, transmeton Telegrafi.

VIDEO:

Zyrtarë të librit të rekordeve Guiness, janë duke analizuar të dhënat për të konfirmuar autenticitetin e certifikatës së lindjes për ta shpallur personin më të vjetër në botë.

Gjithashtu nuk është konstatuar shkaku i vdekjes, por Susano nuk kishe ndonjë simptomë të COVID-19 apo ndonjë sëmundje tjetër. /Telegrafi/

The post Besohet se kishte 124-vjeç, ndërron jetë gruaja nga Filipine që pretendohet të jetë personi më i vjetër në botë appeared first on Telegrafi.