Beyoncé ‘kapet’ në motor uji me burrin Jay-Z në pushime në Mesdhe, me jahtin e Jeff Bezos (fotot)

Beyonce

Beyoncé dhe Jay-Z u zbuluan sot nga paparacët teksa vijonin pushimet e tyre në detin Mesdhe, në bordin e jahtit 600 milionë dollarësh të manjatit Jeff Bezos.

VIDEO:

Dyshja e famshme e showbiz po përfitojnë nga temperaturat ende të larta në brigjet e Cote d’azur në jug të Francës, ku më parë ishte dhe miliarderi i Amazon me jahtin e tij me tre direkë.

Çifti i njohur i muzikës shihej që vishte jelekët e sigurisë para se të merrnin motorin e ujit, ndërsa Beyoncé mbante edhe kapele.Ndërsa Jay dukej më i relaksuar me një bluzë të thjeshtë dhe pantallona të shkurtra, teksa mbante syze të errëta dielli.