Biden nominon Karen Donfried si zëvendësim i Philip Reeker

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar Karen Donfried si ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, transmeton Insajderi.

Donfried në këtë pozitë pritet të zëvendësojë, Philip Reeker.

VIDEO:

Që nga viti 2019, Donfried ka qenë bashkëkryesuese në Task Forcën Transatlantike të Fondit Gjerman Marshall dhe në Fondacionin e Kancelarit Federal, Helmut Schmidt (BKHS), së bashku me Wolfgang Ischinger.

Ndërsa Reeker erdhi në këtë pozitë më 18 mars 2019, derisa president i Amerikës ishte Donald Trump.

Ai më parë ka shërbyer në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM) në Stuttgart të Gjermanisë dhe në Programin e Këshilltarit të Politikës së Jashtme (POLAD) nga 2017 deri më 31 maj 2019.

Reeker ishte gjithashtu Konsull i Përgjithshëm i SHBA-së në Milano të Italisë nga 5 shtatori , 2014, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit te Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike nga 2011 deri në 2013,  dhe si ambasador në Maqedoni nga 2008 deri në 2011. /Insajderi.com