Bie numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri, vdesin tre persona

<!–

–>

VIDEO:

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 persona me COVID-19.

Në të njëjtën periudhë janë shëruar 834 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu, 3 persona në Shqipëri nuk e kanë fituar betejën me koronavirus.