Big Mama fajëson këngëtarët e rinj, kjo është arsyeja

Big Mama flet për industrinë e muzikës: Fajin e kanë këngëtarët e rinj, ata e kanë ndryshuar sistemin.

Këngëtarja nga Shkupi, Big Mama, prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar.

Ndonëse viteve të fundit ka qenë më e tërhequr në muzikë, ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

VIDEO:

Së fundmi, artistja ka qenë e ftuar në Prive ku ka folur më shumë për jetën profesionale, pa lënë anash edhe atë personale.

Mes shumë gjërash, ajo ndjen nostalgji për kohërat e shkuara të muzikës, por nuk ndjen xhelozi për këngëtarët e rinj.

Big Mama thotë se industria e sotme nuk ka lezetin si kishte dikur, dhe për këtë ajo fajëson gjeneratën e re. E njëjta shton se këngëtarët më parë mezi prisnin spektaklet e muzikës dhe xhirimet e vitit të ri për t’u mbledhur të gjithë bashkë.

“Fajin e kanë këngëtarët e rinj, ata kanë ndryshuar sistemin. Çka nuk më pëlqen tek ta është mendjemadhësia. Mundohen të jetojnë jetën e Hollyëood-it. Por ne nuk jemi Hollyëood, as nuk jemi Amerikë, ne jemi këtu shqiptarë”, ka thënë ajo.

Big Mama ndërkaq ditë më parë tregon se ka humbur 40 kilogramë, pas ndryshimit drastik që ka bërë në pamje.