Big Mama flet për industrinë e muzikës: Fajin e kanë këngëtarët e rinj, ata e kanë ndryshuar sistemin

Këngëtarja nga Shkupi, Big Mama, prej vitesh është pjesë e tregut muzikor shqiptar.

Ndonëse viteve të fundit ka qenë më e tërhequr në muzikë, ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, artistja ka qenë e ftuar në Prive ku ka folur më shumë për jetën profesionale, pa lënë anash edhe atë personale.

VIDEO:

Big Mama (Foto: YouTube)

Mes shumë gjërash, ajo ndjen nostalgji për kohërat e shkuara të muzikës, por nuk ndjen xhelozi për këngëtarët e rinj.

Big Mama thotë se industria e sotme nuk ka lezetin si kishte dikur, dhe për këtë ajo fajëson gjeneratën e re. E njëjta shton se këngëtarët më parë mezi prisnin spektaklet e muzikës dhe xhirimet e vitit të ri për t’u mbledhur të gjithë bashkë.

Komentohet mjaft shumë për pamjen e jashtme, Big Mama thotë se deri më tani ka humbur plot 40 kilogramë Komentohet mjaft shumë për pamjen e jashtme, Big Mama thotë se deri më tani ka humbur plot 40 kilogramë

“Fajin e kanë këngëtarët e rinj, ata kanë ndryshuar sistemin. Çka nuk më pëlqen tek ta është mendjemadhësia. Mundohen të jetojnë jetën e Hollyëood-it. Por ne nuk jemi Hollyëood, as nuk jemi Amerikë, ne jemi këtu shqiptarë”, ka thënë ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BigMama (@bigitos)

Big Mama ndërkaq ditë më parë tregon se ka humbur 40 kilogramë, pas ndryshimit drastik që ka bërë në pamje. /Telegrafi/

The post Big Mama flet për industrinë e muzikës: Fajin e kanë këngëtarët e rinj, ata e kanë ndryshuar sistemin appeared first on Telegrafi.