Binomi Lukashenko-Putin, Rusia i ekstradon bjellorusët në kundërshtim me vendimin e GJEDNJ

Rusia

Një shtetas i Bjellorusisë, Dmitry Podlobnikov, u ekstradua nga Rusia me akuzën se “i ka shkaktuar dëm moral një punonjësi policie”. Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, Podlobnikov, ka dyshime se s’ka qenë fare në Bjellorusi momentin kur kanë ndodhur protestat kundër zgjedhjeve të lira që u manipuluan.

VIDEO:

Në të njëjtën kohë, avokatja e Komitetit të Asistencës Qytetare, Maria Krasova i tha Novaya Gazetës se nuk ishte e sigurt që klienti i saj ishte vërtet në Bjellorusi, pasi nuk kishte marrë informacion zyrtar për këtë.

Roman Kiselev, kreu i programeve ligjore të Grupit të Helsinkit në Moskë, i tha gazetës se të afërmit e nuk morën asnjë njoftim për ekstradimin e Podlobnikov. Avokatja Krasova ka vizituar qendrën e parburgimit ku ndodhet Podlobnikov pas arrestimit në Rusi. Sipas saj, punonjësit e qendrës së paraburgimit “pa hezitim” dhanë numrin e qelisë në të cilën, ku po mbahej Podlobnikov. Avokatja u ankua se letrat e Podlobnikovit po censurohen nga autoritetet. Ankesa pati edhe nëna e tij, e cila konfirmoi se ditë më parë i kishte dërguar një letër djalit të tij, por që atij nuk i kishte arritur. Këtë e konfirmuan edhe nga Grupi i Helsinkit në Moskë.

GJEDNJ vendosi për ekstradimin e Podlobnikov më 31 dhjetor. Ai iu referua rregullit 39 të Gjykatës Evropiane për masat e përkohshme dhe ndaloi ekstradimin e një bjellorusi në atdheun e tij deri më 31 janar. Sipas informacioneve Podlobnikov shkoi në protesta në Zhlobin vitin e kaluar.

Më 9 gusht 2020, i riu u ndalua, por më pas u lirua. Pas kësaj, Podlobnikov u nis për në Rusi për të punuar, ku në maj të vitit të kaluar u ndalua me kërkesë të Minskut.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut tashmë e ka ndaluar tre herë Rusinë që të dëbojë shtetasit bjellorusë në atdheun e tyre. Por, përkundër këtij vendimi Rusia po i ekstradon në Bjellorusi ata që po i kërkon regjimi i Lukashenkos.